Të shkyqurit nga ngrohtorja sot ne protesta

Sot në 18 e 30 të përjashtuarit nga Ngrohtorja e Shkupit do të mbajnë protestën e tyre të katërt të jashtëzakonshme. Kjo protestë do të mbahet në Karposh 3, në pakrun Fontana përballë Tinex-it.

Protesta të tilla të jashtëzakonshme në verë, do të mbahen çdo të martë, por në vende të ndryshme. Protesta e ardhshme e tillë do të mbahet në Xhon Kenedi.

Këto protesta të jashtëzakonshme kanë për qëllim ta njoftojnë publikun me shkaqet e vërteta të çmimeve “astronomike” dhe mbylljen masive të ngrohjeve qendrore.

Me këtë rast do të paraqiten fakte konkrete dhe prova për krimin me ngrohjen qendrore. Pritet që pas protestës, protestuesit t’i thërrasin autorët e krimeve të dorëzohen tek autoritetet për ndjekje penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button