Ndihmë për pjesët e përmbytura në rajonin e Tetovës nga Qyteti i Shkupit

­ Qyteti i Shkupit herët në mëngjes dërgoi një ekip, ndihmë teknike dhe mekanizëm për përballje me përmbytjet në rajonin e Tetovës.

“Janë dërguar dy cisterna për nxjerrjen e ujit dhe shtatë cisterna për bartje të ujit nga NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ dhe NP ‘Higjiena komunale’, tre automjete të zjarrfikësve të pajisura me pompa të fuqishme për pompimin e ujit, si dhe disa pompa motorike me kapacitet të madh për pompimin e ujit”, informon Qyteti i Shkupit.

Me ndihmë teknike në terren në pjesët e përmbytura është dërguar edhe ekip prej mbi 70 persona, i përbërë nga zjarrfikësit nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, një numër i madh i Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit do ta ndjekë situatën në terren dhe përderisa ka nevojë do të dërgojë ndihmë shtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button