Bllokohen në aeroportin e Antalias 150 turistë shqiptarë

Autoritetet e Aeroportit të Antalias në Turqi, kanë bllokuar 150 turistë shqiptarë. Mësohet se shkak është bërë mosdorëzimi i emrave të turistëve, nga agjensitë turistike shqiptare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë turistët, të cilët kanë pohuar se nga ana e autoriteteve të aeroportit nuk po kryehet asnjë veprim dhe turistët shqiptarë nuk dinë çfarë të bëjnë. Akoma nuk dihet se sa do të zgjasë pritja e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button