Tetova në ditë zie! Punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara edhe me erë të fuqishme, që përfshinë Tetovën, gjatë orëve të pasditës së djeshme, përpos dëmeve të shumta materiale, kanë shkaktuar edhe viktima në njerëz.

Zëdhënësi i MPB-së në Tetovë Marjan Josifovski konfirmon viktimat e vërshimeve të djeshme, të cilët janë H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica, ai gjithashtu njofton për Portalb se e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

Sa i përket numrit të lënduarve ai ka kap shifrën 11 persona.

“Më të dëmtuarit janë nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim në spital, kurse ata me lëndime më të lehta  janë lëshuar në shtëpi”, tha  Josifovski.

Poashtu bëhet e ditur se në këtë fshat, janë të dëmtuara në masë të madhe edhe rreth 30 shtëpi dhe mbi 50 automjete.

Kryetarja e komunës së Tetovës njëherit edhe kryetare e Shtabit Emergjent, inspektoi gjendjen në venbanimet e demtuara nga rreshjet.

Kryetarja Arifi i siguroi banorët e f.Poroj, f. Shipkovicë, banoret e lagjes rruga e Banjës, që komisioni i formuar nga qeveria do të dëmshpërblej banorët e demtuar.

Fshati Shipkovicë

Në këtë zonë ka dëmtime të mëdha nga rreshjet e shiut. Pjesa e rrugës që shpie në qendër të fshatit është e zhbllokuar dhe pritet që gjatë natës ekipet punuese me mehanizimin përkatës të bëjnë edhe pastrimin e rrugës e cila shpie në fshatin Brodec. Për momentin gjithashtu po dërgohen ndihma në ujë të pijshëm, ushqim si dhe qirinjë, pasiqë nga EVN informuan se kjo pjesë e komunës brenda natës do të mbetet pa energji elektrike. Informatat nga tereni flasin për dëme të mëdha materiale.

Fshati Poroj

Punohet me mekanizim për pastrimin e rrugës në fshatin Poroj , gjegjësisht në pjesën e rrugës në afërsi të pompës së benzinës Studjesa Petrol, mekanizimi nuk është i mjaftueshëm për pastrimin e plotë të rrugës, dhe per momentin priten ndihmat në mehanizim nga Komuna e Gostivarit si dhe Nderrmarja Publike Rrugët e Maqedonisë. Pas intervenimit të ekipeve te EVN u bë kyçja e sërishme me rrymë elektrike në fshat. Për momentin Policia ka blokuar rrugën prej te Stadiumi i qytetit, dhe veturat të cilat nuk janë nga fshati Poroj kthehen pas nëpër rrugët alternative. Ka demë të konsiderueshme materiale, dhe egziston rreziku i shembjes së urës ne fshatin Poroj. Situata për momentin është ndër kontroll dhe priten përforcime si ne mehanizim ashtu edhe në forcë punëtore të arrijnë në çdo moment.

Rruga e Banjës

Eshte pastruar plotësisht pjesa fillestare deri ne pjesën mbi hidrocentralin e EVN Maqedoni. 300 metra nga fillimi i rrugës një pjesë e rrugës është e demtuar dhe e shembur. 17 automjete janë bllokuar në pjesën e sipërme të rrugës, kurse njerëzit janë evakuuar nga zona e rrezikut.

Reçicë e Madhe

Kjo është një ndër zonat më të goditura nga reshjet e sotme, ku me rastin e inpesktimeve nga vendi i ngjarjes edhe nga ana e kryetares Arifi, 3 lagje janë të bllokuara nga gurrët e medhenjë që janë sjellur nga vërshimet e ujit. Ekipet e EVN po punojnë në teren dhe për një kohë të shkurtër pritet kthimi i rrymës elektrike në fshat. Shumë shtëpi kanë edhe dëme të konsiderueshme materiale me çrast do të formohet edhe komisioni qeveritar i cili do të bëjë inspektimin si dhe dëmshpërblimin e dëmtimeve të pronave të qytetarëve të kësaj ane. Për momentin edhe pse përflitet, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ende nuk kemi konfirmim zyrtar për humbje në njerëz.

Shtabi i Emergjencës i formuar nga Komuna e Tetovës po vëzhgon me virgjilencë situatën në vendet e rezikuara ku ka edhe ekipe andaj edhe apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gadishmëri , duke ndihmuar të gjithë ata që në këtë situatë kanë nevojë për ndihmë !

Gjithashtu lusim qytetarët që të evitojnë përdorimin e ujit për pije, deri nesër kur pritet të bëhet verifikimi me anë të analizave nga organet kompetente, nëse i njëjti është në gjendje të rregullt për sa i përket pastërtisë.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë apelojmë të paraqiten në numrin 193 – Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu kemi informata se nesër në mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë do të shtrohet situata me demët që pasuan nga rreshjet në komunën e Tetovës, me çrast do të formohet edhe komision qeveritar për vlerësim dhe mbulim të dëmeve që kanë pësuar pronat e qytetarëve të kësaj ane.

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Tetova në zi, punohet në zhbllokimin e rrugëve dhe ndihmohen qytetarët

Lajme të ngjashme

Back to top button