Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 14 deri 22, ndërsa e ditës prej 28 dhe 35 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite do të ketë reshje të përkohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 21 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button