Komuna e Tetovës njofton për gjendjen në pikat kritike pas vërshimit

Komuna e Tetovës njofton se punohet me mekanizim për pastrimin e rrugës në fshatin Poroj.

“Në pjesën e rrugës në afërsi të pompës së benzinës “Studjesa Petrol”, mekanizimi nuk është i mjaftueshëm për pastrimin e plotë të rrugës dhe për momentin priten ndihmat në mekanizim nga Komuna e Gostivarit. Pas intervenimit të ekipeve të EVN u bë kyçja e sërishme me rrymë elektrike në fshat.” njofton Komuna.

Për momentin Policia ka bllokuar rrugën prej te stadiumi i qytetit dhe veturat të cilat nuk janë nga fshati Poroj kthehen pas nëpër rrugët alternative.

“Ka dëme materiale dhe ekziston rreziku i shembjes së urës në fshatin Poroj. Situata për momentin është nën kontroll dhe përforcime si në mekhanizim ashtu edhe në forcë punëtore po arrijnë në çdo moment.”njofton Komuna e Tetovës.

Rruga e Banjes

Eshte pastruar plotësisht pjesa filestare deri ne pjesen mbi hidrocentralin e  EVN Maqedoni. 300 metra nga fillimi i rruges nje pjese e rruges eshte e demtuar dhe e shembur. 17 automjete jane bllokuar ne pjesen e siperme te rruges, kurse njerezit jane evakuuar nga zona e rrezikut.

Reçica e Madhe

Kjo është një ndër zonat më të goditura nga reshjet e sotme, ku me rastin e inpesktimeve nga vendi i ngjarjes ku 3 lagje jane te blokuara nga gurrët e medhenjë që janë sjellur nga vershimet e ujit. Ekipet e EVN po punojnë në teren dhe për një kohë të shkurtër pritet kthimi i rrymës elektrike në fshat. Shumë shtëpi kanë edhe dëme materiale me çrast do të formohet edhe komisioni qeveritar i cili do të bëjë inspektimin si dhe dëmshpërblimin e dëmtimeve të pronave të qytetarëve të kësaj ane. Për momentin edhe pse flitet, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ende nuk kemi konfirmim zyrtar për humbje në njerëz.

Fshati Shipkovicë

Edhe në këtë zonë ka dëmtime të mëdha nga rreshjet e shiut. Pjesa e rrugës që shpie në qendër të fshatit është e zhbllokuar dhe pritet që gjatë natës ekipet punuese me mehanizimin përkatës të vazhdojnë me pastrimin e rrugës e cila shpie në fshatin Brodec. Për momentin gjithashtu po dergohen ndihma në ujë të pijshëm dhe ushqim si dhe qirinjë, pasiqë nga EVN na informuan se kjo pjesë e komunës brenda natës do të mbetet pa energji elektrike. Informatat nga tereni flasin për dëme të mëdha materiale.

Shtabi i  Emergjences i formuar nga Komuna e Tetovës po vëzhgon me virgjilence situatën në vendet e rezikuara andaj edhe apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gadishmëri duke ndihmuar të gjithë ata që në këtë situatë kanë nevojë për ndihmë !

Gjithashtu kemi informata se neser në mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë do të shtrohet situata me demët që pasuan nga rreshjet në komunën e Tetovës, me çrast do të formohet edhe komision qeveritat për vlerësim dhe mbulim të dëmeve që kanë pësuar pronat e qytetarëve të kësaj ane.

/ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button