Zyrtarisht dy persona të vdekur nga vërshimet në Tetovë

Deri në këto momente zyrtarisht ka dy të vdekur nga vërshimet në Tetovë, një 7 vjeçare nga Reçica dhe një 14 vjeçare nga Shipkovica, dhe disa plagosur.

Sipas mjekut kujdestar Florin Besimi në orën 21.15 në repartin kirurgjik kanë pranuar një paciente 14 vjeçare pa shenja jete. Gjithashtu pak para çastesh një pacient është dërguar për në Shkup me lëndime të rënda me disa fraktura në këmbë.

Dëshmitarët okularë nga Shipkovica për portalin TetovaSot u shprehen se dy motrat nga Shipkovica kanë ecur rrugës para vërshimeve, në momentin e vërshimeve njërën e ka marrë uji duke e futur në dhe ku njëra shpëton me pak lëndime. Familjarë dhe bashkëfshatarë të Shipkovicës arritën ta nxjerrin nga dheu dhe vërshimet ku menjëherë e dërguan në shtëpi e më pastaj me ndihmën e shpejtë e sollën në Spitalin Klinik të Tetovës.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes për TetovaSot ka disa të lënduar në Shipkovicë dhe vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura, kafshë me vetë, nuk dihet nëse ka ndonjë të humbur apo ka zënë dheu apo shtëpia. Fshatarët e Shipkocës vazhdojnë të kërkojnë njerëz nëse ka humbur ndonjë sepse siç shprehen ata nuk dihet nëse ka ndonjë mërgimtarë, banorët nuk e dinë se është në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button