Izraeli dhe jo SHBA-të kanë përgjuar telefonatat

Izraeli dhe jo SHBA-të kanë përgjuar telIzraeli dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë më pranë piraterisë së telefonave francezë.

Në një kthesë të fundit të skandalit të përgjimeve botërore, thuhet se agjentët izraelë ata që kanë përgjuar më shumë se sa 70 milionë telefonata dhe mesazhe në muaj.

Deri më tani, Franca ka akuzuar SHBA-të për përgjimin e telefonatave, madje ka thirrur në një takim edhe ambasadorin amerikan në Paris, për t’i kërkuar një shpjegim rreth kësaj çështjeje, raporton “Mail Online”.

Por sot ka qenë gazeta francezë “Le Monde”, ajo që ka nxjerrë fakte të reja, se ka qenë Izraeli ai që i ka përgjuar telefonatat dhe jo SHBA-të.

SHBA-të u dyshuan edhe në vitin 2012 për përgjimet e bisedave telefonike të presidentit francez, Nicolas Sarkozy, kur do të rikandidonte sërish për postin e presidentit.

Kur Franca i kërkoi shpjegim SHBA-ve, para një viti, këta të fundit thanë se duhej fajësuar Izraeli për këtë çështje.

Amerikanët këmbëngulën se nuk kanë pasur dorë në përgjimin e telefonatave të Francës dhe janë të kujdesshëm që të ruajnë marrëdhënie të mira me të, pasi sipas tyre, ajo është një nga aleatet më të mira të SHBA-ve.

Një shkrim i publikuar tek “Le Monde” tregon se amerikanët refuzuan që ta përjashtojnë “Mossad-in”, Agjencinë Izraele të Inteligjencës, apo “Shoqërinë Islamike të Universitetit Verilindor”, në spiunimin e telefonatave, dhe lë të kuptohet se ka qenë Izraeli, ai i cili e ka kryer përgjimin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button