Daihatsu ringjall modelin Copen

Raportet e fundit bëjnë me dije se Daihatsu është duke planifikuar që në një të ardhme të afërt të rikthej në jetë modelin Copen. Disa ditë më parë patëm rastin të shohim konceptin e ri të Honda S660, që shërben si model për Beat i cili do të prezantohet në Japoni gjatë vitit 2015. 

Tani mediet britanike raportojnë se Daihatsu planifikon të rikthej në jetë Copen, dhe të krijoj konkurrencë në mes Beat vs. Copen edhe pse të dy këto modelet më parë ishin shitur pak. 

Vitin e kaluar Daihatsu pati prezantuar konceptin D-R gjatë panairit të veturave në Indonezi, gjë që dëshmon se Copen është shumë pranë fillimit të prodhimit. Fillimisht kjo veturë ishte e gjatë 3.4 dhe e gjerë 1.48 metra, derisa fuqia motorike arrinte në 666cc që prodhonte 64 KF (47 KW).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button