Konfliktet e armatosura në Ukrainë, 4 ushtarë të vdekur në 24 orët e fundit

Njoftohet se armëpushimi mes forcave të ushtrisë në lindje të Ukrainës dhe separatistëve pro rus është shkelur dhjetëra herë dhe se në konflikte kanë humbur jetën 4 ushtarë të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Administratës presidenciale për operacionet kundër terrorizmit Andrey Lisenko, ka theksuar se në 24 orët e fundit në pozicione të ndryshme të rajonit janë kryer 99 herë shkelje të armëpushimit. Lisenko gjithashtu ka njoftuar se në sulmet ku janë përdorur edhe armët e rënda janë vrarë 4 ushtarë ukrainas dhe janë plagosur 15 ushtarë të tjerë.

Që nga fillimi i konflikteve në prill 2014 e deri tani në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën mbi 6 mijë e 400 persona. Edhe pse palët në kuadër të zgjidhjes së krizës me 12 shkurt arritën të nënshkruanin një marrëveshje armëpushimi, në Minsk, ende në rajon vazhdojnë konliktet e armatosura.

Lajme të ngjashme

Back to top button