Windows 10 është instaluar në 18.5 milionë pajisje deri tani

Javën e kaluar, Microsoft lëshoi sistemin Windows 10 në të gjithë botën. Sistemi operativ, i cili ofrohet falas, është mirëpritur nga përdorues në të gjithë botën. Vetëm në 24 orët e para të lëshimit të tij, ai u instalua në më shumë se 14 milionë pajisje. Edhe komentet dhe reagimet e përdoruesve në të gjithë globin duket se kanë qenë pozitive.

Sipas burimeve të brendshme të Neowin, Windows 10 është instaluar deri tani në 18.5 milionë pajisje. Ky numër mund të rritet edhe më shumë në javët në vazhdim, duke qenë se sistemi është pëlqyer shumë nga njerëzit. Ndërkohë, ka akoma shumë njerëz që po presin për përditësimin. Më parë, përfaqësues të Microsoft-it janë shprehur se dëshirojnë që Windows 10 të jetë në një miliard pajisje deri në vitin 2018, shkruan krokodili.

Sistemi operativ Windows 10 ofrohet falas për përdoruesit aktualë të Windows 7, 8 dhe 8.1 vetëm gjatë vitit të parë të lëshimit të tij. Pas këtij viti, njerëzit duhet të paguajnë për të përditësuar pajisjet e tyre me Windows 10.

Lajme të ngjashme

Back to top button