Ja çfarë bën Kina për tu mbrojtur nga mushkonjat

Shkencëtarët kinezë në kuadër të luftës kundër etheve tropikale për të luftuar mushkonjat femra të cilat shkaktohjnë sëmundjen kanë nisur të kultivojnë mushkonja meshkuj të cilat mbartin bakteri sterilizues, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në gazetën China Daily në rajonin Guangdong në jug të vendit është ndërtuar një fabrikë në një park shkencor ku kultivohen afërsisht 10 milionë mushkonja meshkuj në javë. Këtyre moshkonjave u injektohet bakteria “wolbachia” e cila gjendet në përgjithësi tek mizat dhe insektet.

Mushkonjat meshkuj të cilët mbartin bakteret më pas lëshohen në ishullin 3 km katror Shazaj. Mushkonjat femrat të cilat çiftëzohen me mushkonjat meshkuj për shkak të bakterive bëhen sterile.

Kjo mënyrë siguron reduktimin të ndjeshëm në numrin e mushkonjave në rajon për një kohë të përcaktuar.

Shi Ciyong nga departamenti Mikrobiologjik në Universitetin Sun Yat-sen njoftoi se me 12 mars është lëshuar grupi i parë i mushkonjave meshkuj në ishull. Shi ka theksuar se mushkonjat të cilat mbartin bakteritë dhe që kanë një jetë afërsisht për 2 javë pasi janë lëshuar me intervale të rregullta është vërejtur një reduktim në masën 90 përqind në numrin e mushkonjave.

Në “fabrikën e mushkonjave” krahas hulumtuesve kinezë dhe amerikanë marrin pjesë edhe ekspertë nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë dhe nga Qendra e Kkontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Guangcou.

Vitin e kaluar në Kinë dhe një pjesë e madhe kryesisht në rajonin Guangcou ndaj afërsisht 46 mijë personave u vendos diagnoza e etheve tropikale. 35 mijë të rasteve u gjetën në rajonin Guangcou. Sëmundja e cila injektohet nga mushkonjat femra ka shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button