Vesa Luma dhe Big Basta caktojnë datën e martesës

Njëri nga çiftet më të famshme të skenës shqiptare kanë vendosur të martohen.

Pas një lidhje të gjatë dashurie dhe një propozimi romantik në Paris, Vesa Luma dhe Big Basta, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, transmeton Telegrafi.

Çifti nuk ka dhënë shumë detaje rreth dasmës së tyre, por mësohet se ceremonia do të mbahet me datën 12 shtator.

Vesa, e cila ka nisur një program televiziv në Kosovë, ka paralajmëruar se do të vijojë edhe me sezonin e dytë të këtij emisioni, dhe mbase kjo edhe mund të sjellë çiftin për të jetuar në Prishtinë pas martesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button