SHBA: Pranohen “tenisonet” me aleatët lidhur me spiunim

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se kanë “tensione” me aleatët e vet për shkak të raporteve se agjencitë e inteligjencës amerikane i kanë përgjuar thirrjet telefonike të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kanë kryer spiunime në komunikimet e vendeve të tjera.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Osaki, tha mbrëmë vonë në Uashington se “nuk ka dyshim se zbulimi i informatave sekrete ka paraqitur një moment të tensioneve me disa nga aleatët” e Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje, ajo ka theksuar se zyrtarët amerikanë po zhvillojnë bisedime me Gjermaninë dhe aleatët e tjerë, ndërsa ka paralajmëruar se zyrtarët e inteligjencës gjermane do të zhvillojnë takime në Uashington, gjatë javëve të ardhshme.

Liderët evropianë dje e kanë publikuar një deklaratë me të cilën tërhiqet vërejtja se mungesa e besimit me Uashingtonin mund ta dëmtoj luftën kundër terrorizmit, për shkak të shkatërrimit të bashkëpunimit në fushën e inteligjencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button