Juventusi do mbetet dy muaj pa Khediran

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori i Sami Khedira do të jetë jashtë fushave të gjelbra për dy muaj. Gjermani ka pësuar një lëndim në kofshë në ndeshjen përballe Marseille që u zhvillua të shtunën.

Ai u transferua këtë verë të “Zonja e Vjetër” nga Real Madrid pasi nuk ishte i kënaqur me hapësirën aty.

“Sami Khedira do të mbetet jashtë fushës për dy muajt e ardhshëm dhe kjo është bërë e ditur pas ekzaminimeve mjekësore. Ai ka pësuar një lëndim muskulor në kofsh” thuhet në njoftimin e Juventus.

Pas largimit të Vidal dhe Pirlo dhe tash lëndimit të Khediras, trajneri Allegri do të ketë mungesë të një mesfushori qendror. Në këtë pozitë tash mund të luajë vetëm Asamoah.

Lajme të ngjashme

Back to top button