Shkëndija e fitoi miqësoren në Shkup (Video)

Me prezantimin e skuadrës që do të bartë barrën e sezonit futbollistik 2015/16, ka filluar ndeshja e fundit kontrolluese për dy ekipet shqiptare që do të jenë pjesë e elitës së futbollit të Maqedonisë, FC Shkupi dhe Shkëndija nga Tetova.
Dueli ku pritej që dy trajnerët, Ramadani i Shkupit dhe Duro i Shkëndijës të provojnë formën e skuadrës para dueleve të xhiros së parë sezonale, solli futboll mjaft cilësor dhe me shumë gola.
Shkupi ndeshjen e filloi me sulme të shpeshta drejt portës kundërshtare, duke arritur ti paraqes shumë telashe mbrojtjes kundërshtare.
Pikërisht nga një kundërsulm i shpejt nga e djathta, Ardian Nuhiu arrin ti ikë mbrojtjes kuqezi, dhe në tentim që të krosoi, topi preki në dorën e Cuculit, e që referi Topijani akordoi në pikën e bardhë. I saktë në gjuajtjen e tij u tregua Bujamin Asani.
Minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Shkëndijës, e cila arriti që të barazojë së pari 41 me anë të brazilianit Junior, ndërsa vetëm dy minuta më vonë kaloi në epërsi pas një goli shumë të bukur të Besart Ibraimit. Për të mos shkuar në pushim me negativ, u përkujdes sulmuesi Miran Maksuti i cili shënoi një gol tepër të bukur me kokë, e gjithë kjo ndodhi vetëm një minutë para se të përfundojë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë loja ishte pothuajse e barabartë, me raste nga dy anët, por që Shkëndija realizoi një prej tyre në minutën e 69-të, kur Bojan Vruçina pas disa mbojtjeve të Zendelit, më në fund arriti të shënojë gol, e që në fund doli të jetë dhe goli i fitores.
Tani skuadra e Shkupit do vazhojë me përgatitje intensive gjatë gjithë javës, që të jetë sa më e përgatitur për ndeshjen e parë sezonale, që do të jetë dhe derbi i javës, kur në stadiumin “Filipi i Dytë”, përballet me kampionin aktual, Vardarin, ndërsa Sjkëndija është nikoqire e Mlladost CD. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button