Nimetz, nuk arrihet asgjë përpara për çështjen e emrit

Takimi në New-York midis përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë si dhe ndërmjetësit Matthew Nimetz për kontestin për emrin nuk ka qenë i frytshëm. Nimetz tha se u bisedua për propozim idetë e tij nga muaji prill i këtij viti, duke theksuar se ka dallime të mëdha mes dy palëve. 

“Kishim diskutim mjaft të hapur, por nuk mund të them se është arritur marrëveshje, Kemi ide të mira në tryezë, por ende ka dallime serioze midis dy palëve dhe këtë nuk e mohoj”, deklaroi ambasadori Nimetz duke thënë se ende nuk ka vendosur cilat do të jenë hapat e tij të ardhshëm. 

“Njëra prej çështjeve është se sa dhe si do të shfrytëzohet emri, përderisa paramendojmë se kemi emër për të cilin të dy palët do të dakordoheshin, atëherë duhet të shohim edhe ku do të përdorej. Ajo që të dyja palët kanë mendime të shprehura fuqishëm për propozimin tim të muajit prill nuk do të thotë se në tërësi do ta harrojmë”, deklaroi Nimetz i cili i vetëm foli në konferencën për shtyp pas takimit me ambasadorin Zoran Jolevskin dhe diplomatin grek Adamantis Vasilakis. 

Ambasadori Nimetz theksoi se në takim është shqyrtuar edhe propozimi i Maqedonisë për organizimin e takimit në nivel të lartë midis dy vendeve për shembull në nivel të kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Andonis Samaras. Nimic tha se idetë për forume të reja për bisedime çdoherë janë në tryezë dhe se çdoherë ka mundësi për iniciativë për takime bilaterale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button