500 mijë euro të parkuara në qendër të Prishtinës

Veturat e shtrenjta nuk i mungojnë as rrugëve të Kosovës.

Një numër i konsiderueshëm i superautomobilave vizitojnë Kosovën sidomos gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët vijnë për pushime.

Por, rrallëherë ka ndodhur që të shohim dy supervetura afër njëra-tjetrës, por sot në qendër të Prishtinës dy sosh kanë pasur vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.

Të dyja janë me regjistrim të Luzernit.

Një Ferrari 458 Speciale dhe një McLaren MP4-12C sot janë parkuar në rrugën “Qamil Hoxha”, në pjesën e rrugës ku nuk është i lejuar parkimi, raporton koha.net.

Këto makina (nëse blihen të reja) së bashku vlejnë më shumë se 500 mijë euro. Sa i përket specifikave, Ferrari 458 Speciale ka motor 4.5-litërsh V8 me 600 kuajfuqi, ndërsa McLaren MP4-12C ka motor 3.8-litërsh V8 me mbi 600 kuajfuqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button