Filmi i javës: Midnight in Paris

Filmi: Midnight in Paris
Regjisori: Woody Allen
Aktorët: Owen Wilson, Rachel McAdams, Kathy Bates, Carla Bruni, Tom Hiddleston

Filmi Midnight in Paris është një komedi romantike nga regjisori i famshëm Woody Allen ku bëhet fjalë për një shkrimtar i cili e viziton Parisin me të dashurën e tij dhe aty ai e gjen një portal në të kaluarën, ku takon shkrimtarë dhe piktorë të viteve të 20ta, si Hemingway, Pikaso, Salvador Dali dhe disa të tjerë.

Skenë nga Midnight in Paris
Skenë nga Midnight in Paris

Filmi, i bërë në vitin 2011, shpejt u bë një nga filmat më të famshëm të regjisorit Woody Allen, dhe ai e fitoi çmimin Oskar për Skenar Origjinal.

Midnight in Paris është një film shumë i bukur vizualisht dhe ai jep një perspektivë shumë të bukur të jetës së artistëve të fillimit të shekullit të 20të. Filmi sidomos do ju pëlqen nëse jeni të interesuar në atë periudhë kohore.

Portalb ju rekomandon ta shihni këtë film.

Filmat e javës:
Java 1 – 2001: A Space Odyssey
Java 2 – Birdman
Java 3 – La Vita è Bella

Lajme të ngjashme

Back to top button