Reagon kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të ndjekin një politikë “me tolerancë zero kundër terrorizmit dhe krimeve të urrejtjes” raporton Anadolu Agency (AA).

Netanjahu në një fjalim para takimit javor të kabinetit duke iu referuar zjarrvënies ku humbi jetën një fëmijë Palestinez në Bregun Perëndimorë dhe sulmit me thikë në “Paradën e Krenarisë së Homoseksualëve” në Jeruzlemin Perëndimorë tha se “Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të dy sulmeve të shëmtuara. Politika jonë kundër këtyre sulmeve do të jetë “tolerancë zero”.

Netanjahu ka theksuar më tej: “Kam udhëzuar forcat e sigurisë dhe të gjithë njësitë e tjera që duke përdorur të gjitha mundësitë ligjore të kapin vrasësit, personin që ndërmori ngjarjen e goditjes me thikë dhe të zjarrvënies dhe të vënë në dispozicion të gjitha mundësitë juridike kundër tyre. Jemi të vendosur të luftojmë fuqishëm kundër urrejtjes, fanatizmit dhe terrorizmit nga cila anë që ato të vijnë. Lufta kundër tyre ne na bashkon. Kjo nuk është një luftë kundër një personi apo një grupi të caktuar. Kjo është një çështje që i përket vlerave tona më të thjeshta si njerëz dhe vlerave tona të ndriçuara hebreje”.

–  Në protesta u vranë 2 Palestinezë

Ditë më parë në rajonin Duma në jug lindje të qytetit Nablus si pasojë e zjarrvënies së një shtëpie të palestinezëve nga kolonët Hebrenj humbi jetën fëmija Ali Devabishe ndërsa mbetën të plagosur nëna dhe babai i fëmijës. Ky sulm shkaktoi një zemërim të madh në komunitetin palestinez dhe atë ndërkombëtarë.

Ndërsa në protestat ndaj sulmeve të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimorë humbi jetën Palestinezi Lejs el-Halili, dhe në Gaza Muhammed Hamid el-Mısri. Gjithashtu në sulmin e ditës së enjte të ndërmarrë nga një ortodoks hebre ndaj një grupi izraelit të cilët kishin organizuar “Paradën e Krenarisë së Homoseksualëve” në Jeruzalemin Perëndimorë u plagosën 6 persona.

– 600 mijë kolonë hebrenj

Në Bregun Perëndimorë të pushtuar nga Izraeli theksohet se ndodhen 400 mijë, ndërsa në Jeruzlemin Lindor 200 mijë kolonë hebrenj. Ndërsa pala Palestineze thekson se kjo shifër është më e madhe se çparaqitet. Sipas së drejtës ndërkombëtare vendbanimet e kolonëne hebrenj pranohen si ilegale.

Lajme të ngjashme

Back to top button