Mumin Sallai kthehet kundër Teteksit

Na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi I derbit të madh të Ligës së dytë, kur në Çair do të takohen dy rivalët e mëdhenj, që nga koha kur ishin anëtarë të Ligës së Parë, KF Shkupi dhe KF Teteksi.

Lajmi i mirë për tifozët shkupjan, se edhe përkundër shumë mungesave që ka Shkupi, për këtë ndeshje është vendosur që të luajë edhe Mumin Sallai, i cili kishte mungoi një pjesë të gjatë të sezonit, shkaku që kishte të thyer nofullën në ndeshjen e kupës së Maqedonisë, kundër Metalrgut.

“Pas një pauze të gjatë, po rikthehem kundër Teteksit. Forca Shkupi, do japim maksimumin për një fitore” ka shkruar në profilin e tij në “facebook” Sallai, të cilit mjekët i dhanë dritë jeshile për të luajtur në këtë ndeshje. 

Edhe ndihmës trajneri Zekerija Ramadani mendon se në këtë ndeshje të gjithë do të japin maksimumin që të marrin një fitore që ka shumë vlerë. “Kemi punuar shumë mirë për këtë ndeshje, atmosfera në skuadër është në nivel të lartë  dhe shpresojmë në më të mirën, e dimë se kemi shumë mungesë në klub, por ja që me kthimin  Sallait shpresojmë se kemi fituar shumë. Fitorja do të na gëzonte pa masë, sikurse neve ashtu edhe tifozët. Gjithsesi ne do të “luftojmë” në fushë, kështu do të jetë edhe në tribuna dhe së bashku në fund të gjithë të gëzohemi për një sukses të ekipit”, ka thënë për “Portalb, Ramadani.

Ndeshja Shkupi – Teteksi luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:00, ndërsa në duelet tjera të Ligës së dytë takohen: Pobeda Junior – Rufeja, Drita – Novaci, “Skopje” – Vrapçishti, Lokomotiva- Tiverija, Miravci – 11 Oktomvri. Të dielën takohen Boreci – Sileksi, Zajazi – Maxhari, ndeshje këto që fillojnë në orën 13:00, shkaku i fillimit të matjes së kohës dimërore.
Gjithashtu sot luhet edhe një ndeshje e xhiros së 12-të të Ligës së Parë, kur do të takohen Rabotniçki – Metalurgu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button