Bale kërkon një vend për “El Clasico”

Gareth Bale ka pohuar se ai nuk është ende në 100% për të startuar titullar në klasiken me Barcelonën. Blerja më e shtrenjtë në histori hyri në fushë vetëm nga stoli në ndeshjen me Juventusin, ashtu siç luajti edhe kundër Malagës.

“Jam i sigurt se do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme. Gjëja më e rëndësishme është që të përpiqemi të fitojmë dhe unë mezi po pres.

I pyetur se a është gati të luaj si titullar, ai u përgjigj: Nuk e di. Kam luajtur disa minuta këtë javë dhe mendoj se po, por është trajneri ai që vendos”, – tha ylli uellsian, i cili falënderoi dhe Ronaldon që po e ndihmon të ambientohet: “Më ka qëndruar shumë afër dhe e falënderoj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button