LASH: kërkojmë këshill amë për universitetin e ri shqiptar në Shkup

Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni përkrah iniciativën për themelimin e Universitetit shqiptar në Shkup, pa marrë parasysh se kush e inicion, dhe kërkon formimin e këshillit amë për themelimin e Universitetit të ri shqiptar në Shkup.

“Në  trojet shqiptare, në çdo qytet me mbi 70.000 banorë kemi Universitete shtetërore në gjuhën shqipe, përveç Shkupit. Edhe maqedonasit kanë disa universitete shtetërore. Kemi edhe shumë arsye tjera që nuk do tua themi ne këtë iniciativë , por kërkojmë që në shtator të mbahet  debat publik, me pjesëmarrje të të gjithë faktorëve relevantë që mund të japin kontribut ,e në veçanti akademikët tanë.” thuhet në kumtesën e LASH.

Lajme të ngjashme

Back to top button