“Lenka”: Ja pse ky model zgjedhor në Maqedoni është i dëmshëm

Lëvizja për Drejtësi Sociale “Lenka” i bën apel publikut për mundësinë e manipulimit para-zgjedhor dhe përpjekjet populiste të qeverisë dhe opozitës.

“Në aspektin e kushteve, mbi të cilët është dakorduar për zgjedhjet e ardhshme, besojmë se problemi më i madh është modeli i sistemit zgjedhor i cili praktikohet në Republikën Maqedonisë, sipas të cilës vendi është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore. Ky model pengon shfaqjen dhe përvetësimin e vendeve parlamentare të pative më të vogla, aspak nuk pasqyron vullnetin e vërtetë të qytetarëve në aspektin e përfaqësimit të tyre në Parlament. Prandaj LDS “Lenka” kërkon implementimin e menjëhershëm të një sistemi të ri zgjedhor dhe shpalljen e tërë territorit të RM-së si një zonë të vetme zgjedhore, ku ndarja e mandateve për deputetët në Parlament, do të bëhet në raport me përqindjen e votave të marra nga zgjedhësit; listat e kandidatëve të jenë të hapura dhe të implementohet mandati detyrues (revokues) për deputetët e popullit.”- thonë nga lëvizja “Lenka” në këtë periudhë të krizës politike.

Nga kjo organizatë politike poashtu thonë: “Në lidhje me heqjen e ligjit për honorarët, theksojmë se ende përballemi me dallimet klasore, si punëtorët e pasiguruar dhe honoraret e larta të pa-tatimuara të menaxherëve. Në lidhje me këtë LDS “Lenka” kohë më parë ka përgatitur një dokument operativ si zgjidhjen më të mirë të mundshme për një problem të këtillë (dhe i njejti mund të gjendet në faqen tonë të internetit nën titullin “Pamje majtiste për zgjidhjen e problemit me honorarët).”/Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button