Truprojat e Gruevskit e kërcënojnë me rrahje gazetarin (Video-Foto)

Truprojat e kryeministrit Gruevski sot e kanë shtyrë gazetarin Sashe Ivanovski Politiko dhe e kanë kërcënuar se do ta rrahin në sheshin “Makedonija”, ku kryeministri e kishte fjalimin e tij për festën shtetërore Ilinden, transmeton Kirilica.

Pas kësaj ato e kanë ndjekur Politikon rreth 100 metra deri te makina e tij.

Truprojat e Gruevskit e ndjekin Politikon
Truprojat e Gruevskit e ndjekin Politikon

Pyetja që ka dashur t’ia pyet Gruevskit ishte kjo:

“Si mendoni se do kishte reaguar Çento dhe Ilindenët e tjerë të jetonin tani dhe ta shihnin se si ju sundoni dhe t’i dëgjonin përgjimet nga bombat e Zaevit? A i shkolët idealet për të cilat ata dhanë jetë, si liria dhe drejtësia dhe prosperiteti i njerëzve, ju tani i lani këmbët e juaja me ato ideale, i vodhët popullit, e reni, e shtypni dhe e trembni atë? Me çfarë fytyrë u shfaqët para përmendores së Çenkos, a keni më dinjitet pas bombave të qëndroni para kësaj përmendores?”

Politiko është gazetari që u rrah nga zv/kryeministri Peshevski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button