A arrijnë nënat karrieriste të kujdesen për çdo gjë?

Shumë gra hyjnë në botën e korporatave të entuziazmuara për mundësitë e shumta. Ato kanë qenë të mësuara si të vogla që mund të arrijnë çdo gjë. Por askush nuk iu ka treguar se sa e vështire është kjo. Megjithatë, gratë karrieriste mund te kenë një balancë mes karrierës dhe familjes se tyre madje dhe kujdesit ndaj vetes. Sheknows. com tregon se si mund të arrihet kjo:

Segmentoni kohën dhe vendin

Një nga gratë që ishte pjesë e hulumtimit thotë se duhet të kemi një vend për punë jashtë shtëpisë. Ajo ka punuar për disa vjet për një kompani. Kur u ndje se kishte mjaftë përvojë (dhe jo aq shume mirënjohje nga shefi) ajo filloi biznesin e saj. Ajo ende ka këtë zyre dhe punon aty vetëm dy ose tri ditë në javë, por ajo ka nevojë për një ndarje fizike për t’u fokusuar në veten edhe punën e saj pos zyr ës.

Bashkoni punën dhe familjen

Barbara, një tjetër grua karieriste merr familjen e saj dy herë në vit në udhëtime biznesi. Kur ajo shkoi për master në administrim publik, u tregoi dy vajzave të saj kampusin dhe detyrat e përjavshme që ajo kishte. Ato ishin shumë krenare për nënën e tyre në ditën e diplomimit.

Planifikohen kohën për fëmijë

Një tjetër grua, shefe e një kompanie të trajnimeve rezervon kohën për fëmijët e saj ashtu siç e bën për detyrat apo obligimet e punës së saj. Pasi ajo kishte gjetur në çante një letër të shkruar nga djali i saj ku shkruante “mami do më shumë udhëtimet apo mua?” ajo përfundoi se se duhet bërë diçka dhe të kalojë me shumë kohë me fëmijën e saj. Kështu ajo punësoi dhe një tjetër trajner, gjë që i mundësoi asaj të kalojë më shumë kohë me të birin, po kjo po ashtu çoi në krijimin e një grupi më të madh të punës

Lajme të ngjashme

Back to top button