Kujdes! Ja se çfarë shkaktojnë telefonat e gjeneratës së re dhe tabletat!

Theksohet se përdorimi për një kohë të gjatë të pajisjeve teknologjike si telefonat e mençur, tabletat, televizorët dhe qëndrimi i tepruar në mjediset elektronike shkaktonjnë ndikimin në sëmundjen e epilepsisë, raporton Anadolu Agency (AA). Shefja e Shoqatës turke neurologjike dhe shefja e Departamentit të Neurologjisë në fakultetin e mjekësisë në universitetin Selçuk Prof. Dr. Şerefnur Öztürk, tha se epilepsija është një sëmundje që nuk njihet, shihet si e pazakontë dhe me shumë paragjykime.

Öztürk, e cila shpjegon se epilepsia shfaqet si një degradim në funksionin elektrik të trurit dhe është një sëmundje që mund të japë simptoma të ndryshme në zonat që ajo përfshin. Ai thotë se sëmundja ashtu siç mund të tregojë vetëm zvogëlime të syrit ajo mund të shfaqet në të gjithë trupin në formën e tkurrjes dhe humbjen e vetëdijes.

Öztürk e cila vë në dukje se epilepsia mund të parandalohet me diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e saj ajo shpreh se “Në “shoqërinë tonë dhe në botë” egziston një perceptim se “Epilepsia nuk mund të kurohet”. Familjet i fshehin fëmijët me epilepsi, dhe kjo pengon kurimin. Të sëmurët e kësaj sëmundjeje mund të vazhdojnë jetën e tyre normale. Ne kemi shumë pacientë të cilët kur i mbështesim martohen, lindin fëmijë. Ne na lumturon jashtë mase kur i shikojmë këto”.

Öztürk shton më tej se epilepsia ashtu siç mund të dalë në pah pa asnjë shkak ajo mund të vërehet edhe si pasojë e kequshqyerjes, nga infeksionet që ndikojnë në tru dhe dëmtime të trurit, aksidente dhe trauma, hemoragjia e trurirt apo goditjet e tij si dhe nga përdorimi i tepërt i pajisjeve të mençura të cilat janë aktivë në ditët e sotme.

Öztürk duke tërhequr vëmendjen se të sëmurët me epilepsi janë shumë të ndjeshëm ndaj pagjumësisë dhe urisë ajo ka shprehur se “Pajisjet e ditëve të somtme si telefonat e mençur, tabletat, kumpjuterat dhe televizorët të cilët përdoren me dritë të lartë përveçse rrisin rrezikun tek personat e diagnostikuar me epilepsi ato gjithashtu ndikojnë në shkaktimin e kësaj sëmundjeje edhe tek personat të cila nuk janë të diagnostikuar me këtë sëmunje. Telefonatat me kohë të gjatë, shikimi për një kohë i ekranit të telefonit mund të ngacmojë epilepsinë, personat të cilët janë të diagnostikuar me këtë sëmundje duhet të qëndrojnë larg nga dirtat e shkëlqyeshme dhe përdorimin e pajisjeve elektronike. Gjatë përdorimit të këtyrre pajisjeve duhet të mbajmë në minimum dritën e tyre”

Lajme të ngjashme

Back to top button