Irani prodhon bombën nukleare brenda 1 muaji

Irani mund të prodhojë mjaftueshëm uranium sa të ndërtojë në më pak se një muaj bombën nukleare.

Kjo është përllogaritja e bërë nga ekspertët më të mirë të prodhimeve nukleare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “USA Today”.

Kjo llogaritje vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë e ftoi stafin e Senatit për ta udhëzuar për negociatat me Iranin dhe po përpiqet ta bindë Kongresin që të mos shkojë përpara me projekt-ligjin për të rënduar sanksionet kundër Iranit.

“Shkurtimi i kohës sjell komplikime për çdo negocim me Iranin”, -thuhet në raportin e Institutit të Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare.

David Albright, president i institutit dhe ish-inspektor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të Kombeve të Bashkuara, thotë se sipas kësaj përllogaritjeje që është bërë, duhet që Irani të eleminojë më shumë se gjysmën e 19 mijë centrifugave që ka, në mënyrë që të zgjatet koha që i duhet për të ndërtuar bombën brenda gjashtë muajve.

Administrata e Obamës ka deklaruar se Iranit do t’i duhet të paktën edhe një vit tjetër për të pasur uraniumin e mjaftueshëm për të prodhuar një bombë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button