14 milionë përdorues të Microsoft kaluan në Windows 10

Vetëm 24 orë pas lansimit, Windows 10 tashmë është instaluar në më shumë se 14 milionë kompjuterë, njoftoi Microsoft.
Numri ka mundur të jetë edhe më i madh, por Microsoft e ka sjellë përditësimin vetëm për ata të cilët e kishin rezervuar një kopje më herët para lansimit.

“Tani ne kemi më shumë se 14 milionë pajisje të cilat veprojnë me Windows 10, kemi ende shumë përmirësime për të bërë që të gjithë ta kenë këtë sistem të ri”, tha Yusuf Mehdi nga Microsoft.

Për krahasim, Microsoft shiti 40 milionë licenca për Windows 8, sistemin e kaluar operativ. Ata të cilët e kanë rezervuar një kopje të Windows 10 dhe ende nuk e kanë marrë atë, duhet të shikojnë vazhdimisht njoftimet në sistemin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button