Shenjat se partneri juaj është një manipulator ndjenjash

Dilemës nëse jeni apo jo me një partner që ju manipulon, mund t’i jepni përgjigje duke analizuar pikat e mëposhtme në jetën tuaj. Nëse po, ja hapat që duhet të ndiqni.

Ekspertët e lidhjeve, Beatty Cohan dhe Patty Blue Hayes prezantojnë disa shenja të pagabueshme që tregojnë se partneri juaj është një manipulator i ndjenjave:

– Ai shpesh i ‘zvogëlon’ ndjenjat tuaja dhe ju ben te ndiheni sikur jeni duke e ekzagjeruar.
– Partneri juaj ju poshtëron ose ju vë në pozicion të vështirë përballë familjes dhe miqve tuaj.
– Ju fajëson për sjelljen e tij të keqe.
– Nuk pranon të japë shpjegime për veten dhe shpesh pretendon se ‘ju nuk do ta kuptoni’.
– Partneri juaj gjithmonë ju ‘parakalon’. Nëse keni pasur një ditë e keqe në punë, dita e tyre ishte akoma edhe më keq.
– Ai do të ndryshojë në mënyrë të vakët sjelljen e tij kur ju të jeni gati për ta lënë.

Çfarë të bëni nëse vini re këto shenja tek ai:

– Kini besim tek vetja juaj dhe rrisni nivelin e vetëbesimit.
– Rrini të qeta dhe imagjinojeni veten në një flluskë mbrojtëse. Kur e takoni imagjinoni sikur ky është takimi juaj i parë dhe ju nuk keni një histori bashkë. Do të filloni t’i shihni gjërat ndryshe.
– Tentoni të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit në çift.

Lajme të ngjashme

Back to top button