Tetovë, hapet panairi i artistëve dhe artizanëve

Nesër me fillim në ora 14:00 në hapësirën e jashtme në Pallatin e kulturës të Tetovës do të bëhet hapja solemne e Panairit të artistëve dhe artizanëve nga vendi dhe rajoni.

Gjithashtu, ekspozitë do të ketë skulptori, Pjetër Vukaj nga Kelmendi dhe do të zhvillohet në ambientet brenda Pallatit të kulturës.

Ky manifestim organizohet nga Shoqata e artistëve dhe artizanëve Globusart nga Ulqini dhe mbështetet nga ana e komunës së Tetovës.

Panairi do të jetë i hapur për qytetarët e Tetovës ditën e shtunë dhe ditën e diel ndërsa paralelisht do të zhvillohet ekspozita e skulptorit Pjetër Vukaj deri me datën 29 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button