Kotevski: Nuk ka pasur aksion policor në Likovë

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në një deklaratë për portalin SHENJA, demantoi se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion policorë në rajonin e Likovës më saktësisht në fshatin Sllupçan dhe Vaksincë.

Ai tha se MPB nuk ka realizuar asnjë aksion policor ndërsa informatat që ka nga tereni thotë se sot është shënuar fillimi i sezonit të gjuetisë.

Ndryshe portali SHENJA, më parë kontaktoi edhe me banorë të këtij rajonit të cilët u shprehën të shqetësuar me plasimin e këtyre informacioneve pa u verifikuar ngase të njëjtat mbjellin frikë dhe panikë tek banorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button