fbpx

Nënë e bijë plagosen nga plumbat qorr në Mitrovicë

Një nënë së bashkë me bijën e saj 4 vjeçe janë plagosur rreth orës 20:00 në Mitrovicë, si pasojë e plumbave bredhës (qorr), raporton Veriu.info.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin, duke treguar se të plagosurat po kurohen në QKUK.

“Gjendja e të plagosurave raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur plumbat që i kanë goditur dy viktimat”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se dyshimet e para janë se plumbat kanë ardhur nga një lokacion tjetër, ende i pa përcaktuar saktësisht. /Veriu.info/

Lajme të ngjashme

Back to top button