Rektori i USHT-së kërkoi ndihmë kadrovike nga ambasadorja franceze në Shkup

Ambasadorja e Republikës së Francës në Maqedoni Laurence Auer e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj më të afërt, gjatë ditës së sotme qëndroi për një vizitë zyrtare në USHT.

Ajo zhvilloi takim me Rektorin e USHT-së, Vullnet Ameti, që me këtë rast shoqërohej nga Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Arbër Çeliku, Dekani i Fakultetit Filologjik, Fatmir Sulejmani, shefi i Programit studimor – Gjuhë frënge, Ismail Kamberi, si dhe Faton Shabani, shef i Kabinetit të Rektorit dhe Hatibe Deari – Zeqiri, shefe e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare. 

“Gjatë takimit, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti e njoftoi ambasadoren Auer, për historikun e universitetit si dhe punën e deritashme, në drejtim të ngritjes së nivelit dhe cilësisë së studimeve në universitetin tonë, por edhe planet për të ardhmen. 

Ai, po ashtu theksoi edhe faktin e bashkëpunimit mjaft të mirë të deritashëm me Ambasadën franceze në Shkup, për çka edhe ambasadorja Auer u zotua se do të ndjekë praktikën e paraardhësit të saj, për vizita të shpeshta në USHT”, thuhet në komunikatë. 

Madje, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtarë, Arbër Çeliku, kërkoi nga ambasadorja Auer që Ambasada franceze të mund të sigurojë një lektor të gjuhës frënge për nevojat e Katedrës së Gjuhës frënge të USHT-së. Auer, u zotua se do të jep angazhimin e saj maksimal, për sigurimin e një lektori, por po ashtu premtoi se, pjesë e angazhimit dhe punës së saj do të jetë edhe thellimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve, duke premtuar se administrata e Ambasadës franceze në Shkup, gjithmonë do të jetë në dispozicion të studentëve dhe mësimdhënësve të USHT-së, për të siguruar studime të masterit dhe doktoratës në universitetet franceze. 

Madje, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, gjithashtu kërkoi nga ambasadorja e Francës, Laurence Auer, ndihmë në formë të donacioneve, veçanërisht për Fakultetin e Shkencave të Zbatuara dhe Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, gjë që hasi në gatishmëri të ambasadores, e cila me këtë rast ftoi drejtuesit dhe stafin akademik e administrativ të 

Lajme të ngjashme

Back to top button