Fejzullahu akuzon Ahmetin për vrasjet brenda BDI-së

Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve, PDSH-ja kërkoi përgjegjësi nga ministrat e BDI-së për situatën që ka krijuar në vendbanimet shqiptare, pas incidenteve të fundit. Ernad Fejzullahu madje, si përgjegjës kryesor për vrasjet e fundit, vuri në shënjestër kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Megjithatë, akuzat e PDSH-së hasën në vesh të shurdhër pasi asnjë nga ministrat e BDI-së nuk ishte i pranishëm në seancën e llogaridhënies përpara deputetëve.

“Vrasjet e fundit edhe publikisht janë vrasje që i bën vet Ali Ahmeti dhe për këtë ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi dhe obligim që të dalë dhe sqarojë shqiptarëve se përse vret. Përse i vret shqiptarët? Përveç këtyre vrasjeve, veprimi politik i këtij personi dhe partinë që ai udhëheq, në 12 vjet qeverisje, 12 vjet pushtet, me ministra, zv/kryeministra dhe gjithë ajo tajfa që e përcjell këtë pushtet, shqiptarët diskriminohen dhe varfërohen”, deklaroi Ernad Fejzullahu, PDSH.

Megjithë akuzat që kishin ndaj BDI-së, PDSH-ja duket se nuk kishte asnjë vërejtje apo pyetje ndaj kryeministrit Gruevski dhe ministrave të tij.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button