Matematikë e thjeshtë: Qeveria për pak do të mbetej pa vetura zyrtare!

Dështim serioz në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta! Mezi u shmang turpi: Qeveria të mbetet pa vetura zyrtare nga 1 gushti, kur përfundon qiraja për 40 veturat Volkswagen Pasat, që i ka përdorur deri tani, raporton A1on.mk.

Marrëveshje e qirasë operative, të nënshkruar për tre vjet skadon sot dhe ofertat për shpalljen e re duhej të paraqiten deri më 27 të muajit.

Për të korrigjuar gabimin dhe për të mos mbetur pa vetura zyrtare qeveria, me procedurë të  negocimit  Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do të shpenzojë plus 72,000 euro para  të popullit për të blerë automjete për periudhën nga 1 gusht – 1 nëntor.

Gjatë periudhës derisa të zgjidhet kush do ta konsumojë qiranë operative të biznesit me vlerë 2 milionë euro, qeveria do të furnizohet me automjetet e Porsche Maqedonia DOOEL Shkup.

Procedurën e negociuar pa publikuar shpallje, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta e legjitimon si dështim.

Në shpjegimin për legjitimimin e procedurës së negociuar Shërbimi shkroi: “Për shkaqe të arsyeshme afati për publikimin e shpalljes është prolonguar, kurse kontrata për dhe dhënien me qira të automjeteve përmes qirasë operative skadon në 01.08.2015. Shërbimi patjetër të kryente një procedurë të negociuar pa publikuar shpallje, në përputhje me Nenin 99, paragrafi 1, pika 3 për arsye të urgjencës ekstreme të APP-së, me qëllim të lidhjes së kontratës për marrje me qira të automjeteve për periudhë derisa nuk zgjidhet një ofertues i ri dhe nuk lidhet kontratë e re marrje të veturave me qira operative.”

Tani për tani, mbetet e panjohur cili importues i veturave do të marrë nga shteti dy milionë euro.

Nëse bëhet matematikë e thjeshtë, në përputhje me paratë që janë planifikuar të shpenzohen, ose rreth dy milionë euro- çmim i një automjeti për përdorim për periudhë prej tre vjetësh është 50.000 euro, pa përfshirë këtu llogaritë për karburant dhe angazhim të shoferit profesional./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button