Presidenti Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar Reka

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot në Ohër i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapozgjedhur në Republikën e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republikës së Lituanisë.

Ashtu siç njoftoi Kabineti i presidentit, në takimin me ambasadorin e porsazgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, të dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar interesin për zhvillimin e mëtutjeshëm për fqinjësi të mirë, bashkëpunim bilateral dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike – anëtarësimin në BE.

Presim përkrahje të plotë prej Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin e Maqedonisë në NATO, ndërkaq për integrimin në BE presim, mbështetje të ndërsjellët dhe bashkëpunim të ngushtë, theksoi presidenti Ivanov në fjalimin përshëndetës.

Presidenti maqedonas sugjeroi se Maqedonia me kontinuitet vazhdimisht e përmirëson pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe shprehu besueshmëri se dhe Shqipëria, me të njëjtin kujdes do të vazhdoj të punoj për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve të cilët jetojnë në Shqipëri.

Ambasadori i porsazgjedhur Reka theksoi se vendi i tij qëndron në prioritetin për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira me Republikën e Maqedonisë.

Shqipëria plotësisht angazhohet ta shoh Maqedoninë plotësisht të integruar në NATO dhe BE.

Ne e llogarisim Maqedoninë shtet fqinj-mik dhe e përmbajmë prosperitetin, suverenitetin, integrimet dhe stabilitetin, tha ambasadori Reka.

Presidenti Ivanov dhe ambasadori Reka, e theksuan nevojën për bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin në drejtim të lidhjeve infrastrukturore dhe energjetike.

Lajme të ngjashme

Back to top button