Policia denoncon personat për keqpërdorim të patentave të shoferit

Dy persona janë kanë marrë kallëzime penale për keqpërdorim të patentave të shoferit, informon MPB. Në rastin e parë stacioni policor në Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër G.Ç.(40) prej Shkupit. I paraqituri në Qendrën për automjete ,,Prva” – Prilep, ka nxjerrë patenta shoferi ndërkombëtare për kategoritë B,C,D dhe CE, ndërkaq gjatë kontrollit është konstatuar se këto patenta nuk janë të evidentuara në MPB.

Policia ka paraqitur kallëzim penal edhe kundër ZH.P.(36) nga Prilepi. i paraqituri në Qendrën për automjete ,,Prva” – Prilep, që ka nxjerrë patentë ndërkombëtare të kategorive B,C dhe CE, gjatë inspektimit është konstatuar dhe vërtetimit është vërtetuar se patenta i përket një personit tjetër, ndërkaq i paraqituri në emër të vet nuk ka patentë shoferi dhe nuk e ka dhënë provimin për patentë shofer.

Lajme të ngjashme

Back to top button