Brenda 20 viteve nataliteti ulet për katër herë

Popullata e Maqedonisë në mënyrë demografike po plaket, ndërsa niveli i shtimit të popullatës është në nivelin kritik. Edhe përkundër shumë fushatave mediale, dhënies së ndihmave me të holla për çdo fëmijë të tretë në shumë prej 8200 denarë dhe përfitime të tjera për çiftet e martuara, nataliteti po bie, shkruan Koha.

Maqedonia çdo ditë e më shumë po i afrohet shkallëve të ulëta të shtimit të popullatës, karakteristike për popujt modern evropian. Me fjalë të tjera, në dy dekadat e fundit po lindin çdo ditë e më pak fëmijë, ndërsa po rritet numri i të vdekurve. Ndryshe, shtimi natyror i popullatës prej vitit në vit ose është në nivel të njëjtë, ose është në rënie, ndërsa në disa vite është edhe negativ, gjegjësisht ka më shumë të vdekur se të lindur. Edhe të dhënat e fundit zyrtare vërtetojnë në gjë të tillë.

Sipas Entit shtetëror të statistikave, ESHS, në tre muajt e parë të këtij viti numri i të lindurve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 0.9 për qind dhe është 5.584 foshnja të lindura. Për dallim prej tyre, numri i të vdekurve shënon rritje prej 11,9 për qind dhe është 5.909 persona. Më saktësisht, shtimi natyror është minus 325 persona, ose për aq është më i ulët numri i të lindurve nga të vdekurit

Lajme të ngjashme

Back to top button