Për asgjë nuk është rënë dakord: prokurori special do të modelohet pas 17 gushtit

Për asgjë nuk është rënë dakord në takimin e djeshëm të grupit punues lidhur me metodën e zgjedhjes dhe kompetencave, që duhet t’i ketë prokurori i ri special, ashtu si dhe për paketën e ndryshimeve ligjore, që duhet të mundësojë që prokurori të jetë i zgjedhur deri më 15 shtator dhe të kenë autonomi të plotë për të udhëhequr hetimin e bisedimeve që rezultojnë nga përgjimi i komunikimeve, shkruan Deutsche Welle.

Në takimin e mbrëmshëm të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të katër partive – nënshkruese të Marrëveshjes së 2 qershorit, për herë të parë u hap tema e emërimit të prokurorit special, si një nga detyrimet përmbajtësore të marrëveshjes. Në takim për herë të parë mori pjesë edhe Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, James Hamilton, i cili ishte pjesë e ekipit të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Reinhard Priebe (Pribe ka përgatitur një raport hulumtues mbi Maqedoninë).

Kush është James Hamilton?
Ky ekspert ligjor me mbi 30 vjet përvojë në sistemin e gjyqësorit, prokurorisë dhe anti-korrupsionit, i cili më shumë se një dekadë ishte kreu i prokurorisë irlandeze, sot është anëtar i Irlandës në Komisionin e Venecias, anëtar i Komisionit të ekspertëve kundër Korrupsionit  të BE-së në GRECO dhe punon edhe si këshilltar i pavarur. Nga ana e tij pritet një ndihmë e madhe profesionale në ngritjen e kuadrit ligjor, që prokurorit special të Maqedonisë do t’i garantojë një pozicion të pavarur dhe burimeve njerëzore dhe financiare për funksionimin të pandalshëm.

“Hamilton paraqiti përvoja krahasuese dhe sugjerime konkrete se si duhet të funksionojë prokurori i ri special. Bisedimet rreth kësaj do t’i vazhdojmë më 17 gusht. Në mbledhjen e sotshme, të fundit (31 korrik), përsëri do të diskutojmë për paketën zgjedhore” deklaroi shkurt grupi punues.

Por, tashmë është e sigurt se nga prokurori special do të pritet të kërkojë ekspertizë mbi materialet që të shihet se kush ka përgjuar, me çfarë pajisje, përmes cilit operator celular. Për këtë qëllim edhe në raportin e Pribes ishte ofruar një sugjerim konkret: “Hetimi efektiv mund të kërkojë revokimin e të gjithë skedarëve dhe arkivave në dispozicion nga UBK dhe operatorëve të telekomunikimit dhe krahasimi i tyre me urdhërat e lëshuara nga gjykatat. Aty ku është e nevojshme, hetuesit mund ta shfrytëzojnë ndihmën ndërkombëtare dhe ekspertizën, për shembull, për të rimarrë datotekat e fshira.”

Mbështetje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, njoftoi edhe euroambasadori Aivo Orav.

Nëse bisedimet për prokurorin special kaluan vetëm raundin e parë të përgjithshëm dhe nuk mund të priten vendime të shprehura, diskutimet mbi paketën zgjedhore edhe pas disa takimeve nuk lëvizën nga pika e vdekur. Përderisa vazhdimi i sotshëm nuk solli asnjë progres, do të ketë vijojë një periudhë e vdekur, duke marrë parasysh se mbledhjet e grupit të punës do të vazhdojë edhe pas 17 gushtit, kur të kthehet nga pushimi eksperti belg dhe udhëheqësi i tanishëm i bisedimeve, Peter Vanhoute.

Është e sigurt se reformat e parashikuara sipas marrëveshjes, do të jetë në konkurrencë të përhershme me afatet kur u ra dakord që të njejtat të plotësohen. Diplomatet bëjnë thirrje për punë efikase, por jozyrtarisht potencojnë se nuk mund të pritet përparim pa vullnetin e sinqertë të partive. Deri më sot nuk ka përgjigje për pyetjen se nën kompetencë të kujt do të jetë lista zgjedhore, si do të përcaktohet besueshmëria e tij, si do të jetë përbërja e KSHZ-së dhe nëse do të votojë e  si do të votojë diaspora./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button