Supozimet pa verifikim nuk informojnë

[Recension: Zaevi me siguri do ta emëron Pendarovskin për Ministër të Policisë]

informimi nuk ka asgjë të përbashkët me spekulimin dhe supozimin, prandaj gazetaria e mirëfilltë duhet të përmbahet nga publikimi i spekulimeve në formë lajmi.

Zaevi me siguri do ta emëron Pendarovskin për Ministër të PolicisLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi me siguri do ta emëron Pendarovskin për Ministër të Policis

Data dhe koha e publikimit: 21.07.2015 09:26

Data e recensionit: 25.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Tekstit që po i bëhet recension ka transmetuar në tërësi tekstin e Gazetës Lajm duke i ndryshuar vetëm titullin. Por pikërisht konotacioni që i ka dhënë titulli, e bën lajmin edhe më spekulativ dhe më të pasaktë, duke marrë parasysh faktet.
Nëse do t’i hidhеј një sy marrëveshjes së 2 qershorit mes forcave politike kryesore që kishte për qëllim tejkalimin e krizës politike, do ta vihej re se teksti i marrëveshjes demanton të paktën 2 informacione në këtë lajm. E para, sipas marrëveshjes, ministri i brendshëm duhet zgjidhur me kompromis dhe jo me emërim, respektivisht me nominimin e LSDM-së dhe pëlqimin e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Kjo demanton pretendimin se Zaev “do ta emërojë” Pendarovskin, siç qëndron në titull.

E dyta, marrëveshja parashikon që ministri i brendshëm të jetë zgjidhje teknike dhe të mos jetë funksionar partiak. Me këtë bien poshtë shumica e emrave të përmendur në tekst, si pretedentë të mundshëm për ministër të brendshëm, për shkak të lidhjeve të tyre partiake.

Në këtë rast, media nuk ka kontaktuar LSDM-në për të kontrolluar informacionet që i ka publikuar Gazeta Lajm nga burimet e veta, por e ka transmetuar tekstin në tërësi duke i ndryshuar vetëm titullin. Verifikimi dhe kujdsi për publikimin e informacioneve, edhe pse vinë nga medie të tjera është thelbësore për një gazetari profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button