Polici ka rrëfyer për ditën e përleshjeve në Kumanovë!

Prokuroria ka vazhduar me marrjen në pyetje të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Mirëpo mes tyre sot në burgun e Shutkës është marrë në pyetje edhe pjesëtari i policisë i arrestuar nga shtëpia e tij në Lagjen e Trimave në ditën e 9 majit, transmeton Telma.

Polici i ndaluar nga kjo lagje ka qenë i vetmi që ka folur, derisa pjesëtarët e Grupit të Kumanovës nuk kanë folur asgjë para dy prokurorëve të rastit.

“Unë i jam lajmëruar policisë dhe i kam informuar se ka të shtëna. Më thanë mos lëviz nga ai vend se ka një aksion policor dhe më urdhëruan që të strehojë familjen time në bodrum. Prisni evakuimin më kanë thënë përgjegjësit e mi”, ka rrëfyer polici, i cili në ditën e 9 majit rreth orës 18.00 ishte arrestuar me disa nga pjesëtarët e familjes së tij.

Pasi që ishte prezantuar si polic, atij i është kërkuar arma zyrtare, të cilën vetë e ka dorëzuar.

Por Prokuroria ka ndaluar këtë pjesëtarë policie me pretendimet e saj se disponon të dhëna të dyshimta, të cilat do ti verifikojë, ka raportuar ky television. Por këto dëshmi deri tani nuk janë publikuar apo prezantuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button