Diplomatët austriak takohen me Ahmetin, liria e mediave temë e bisedës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Jan Kickert, Drejtor Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Johan Satler, udhëheqës i njësisë për Ballkanin Perëndimor në MPJ të Austrisë si dhe Ambasadorin Austriak në Maqedoni, Tomas Majkll Bajer.

Në takimi u shtjelluan shumë tema të interesit të përbashkët të bashkëbiseduesve, përfshirë zgjidhjen e çështjes së emrit, raportin e BE për përparimin e Maqedonisë, lirinë e mediave, marrëdhëniet ndëretnike dhe nder fqinjësore, situatën në rajon, etj.

Mysafirët shprehën qëndrimin se Austria mbetet përkrahëse e fuqishme e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe inkurajon tejkalimin sa më të shpejtë të të gjitha pengesave në këtë proces. Austria ka interes strategjik që i gjithë rajoni të integrohet në strukturat Euro Atlantike dhe është e gatshme që ta ndihmoj këtë proces.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për gatishmërinë austriake dhe në veçanti për deklaratën e javës së kaluar të Ministrit të Jashtëm Shpindeleger për përkrahje të integrimit të vendit tonë në NATO dhe BE.

Ahmeti theksoi rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të vazhdimit të integrimit të Maqedonisë dhe rajonit në strukturat Euro Atlantike duke, thënë që vetëm ky proces sjell paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, por edhe perspektivë ekonomike.

Të gjitha të arriturat në 12 vitet pas luftës në aspekt të integrimit të shoqërisë, marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike dhe stabilitetit të vendit po rrezikohen nga Status Quo-ja dhe rrezikut të mbetjes në rrugën e izolimit kundrejt asaj të integrimit që e ofrojnë miqtë tanë ndërkombëtar.

Kryetari Ahmeti vlerësoi gjithashtu që përkrah lirinë e plotë të mediave dhe të shprehjes së lirë e cila është e garantuar me kushtetutë dhe duhet të jetë në përputhshmëri me standardet Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button