Përfundon Vera e Shkupit 2015

Me koncertin “Suveniret nga udhëtimet muzikore” të Orkestrës kamertale të Rinisë muzikore të Maqedonisë (RMM), nën dirigjimin e Elena Mitrevska, sonte në Suli An përfundon Vera e Shkupit për këtë vit. Në program janë vepra nga Eduard Tolda, Johanes Brams, Bella Bartok dhe Petar Iliç Çajkovski.

Orkestra kamertale e RMM­së ekziston 29 vjet dhe është themeluar si segmenti i parë i kampit muzikor veror të RMM­së në Ohër në vitin 1986. ky ansambël është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në hapësirat e Evropës Juglindore dhe është i përbërë nga studentë e FAM Shkup, por edhe nga mysafirë dhe muzikantë të rinj nga vende të tjera. Deri më tani pjesë e tij kanë qenë mbi 300 muzikantë të rinj. Orkestra ka realizuar më shumë se 100 koncerte, ndërsa është fituese e shumë çmimeve dhe mirënjohjeve kombëtare. Përveç Repertorit klasik, ka interpretuar vepra nga autorë bashkëkohor, si dhe nga Maqedonia.

Tani më 28 vjet koncerti përfundimtar i sesionit të verës të orkestrës është pjesë e programit të festivalit “Vera e Ohrit”, ndërsa në vitet e fundit edhe në “Verën e Shkupit” dhe “Verën e Manastirit”. Vera e Shkupit 2015 filloi më 20 qershor me shfaqjen premiere të baletit “Bukuroshet e fjetura” dhe ekspozitën “Shtrirja hapësinore e artit” me rastin e 25 vjetorit të Kolonisë së artit…. Në 40 vitet e fundit ka ofruar program të pasur në 26 skena të hapura në qytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button