Vendimi i fundit i Qeverisë – viti shkollor do të fillojë më 1 shtator

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë ka vendosur që viti i ri shkollor megjithatë të fillojë më 1 shtator.

Sipas vendimit të Qeverisë, viti i ri shkollor për shkollat fillore dhe të mesme nis me fillimin e muajit shtator dhe se nuk do të ketë shtyerje të vitit shkollor, edhe pse një kërkesë ishte bërë nga ana e hotelierëve.

Ministria e Arsimit kohë më parë kishte bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e shtyerjes së vendimit, pas kërkesës së hotelierëve që të shtyhet pushimi shkollor deri më 15 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button