Kriza ka kapluar Maqedoninë, rritet numri i vrasjeve

Gjatë ditëve të fundit ishim dëshmitarë të disa vrasjeve të njëpasnjëshme, dukuri kjo jo e shpeshtë në Maqedoni.

Të dhënat e MPB tregojnë se që nga viti i ri 2015 e deri më tani kanë ndodhur 12 tentime për vrasje të cilat ua kanë marrë jetën 14 viktimave.

“Në Maqedoni duke filluar nga një janari i këtij viti e deri më tani ka pasur 12 tentime për vrasje dhe atë katër në Shkup dhe rrethinë, dy në Tetovë, dy në Strugë, dy në Kmanovë, një në Veles dhe një në Kërçovë, me ç’rast kanë humbur jetën 14 persona”, njofton për Portalb zëdhënësija e MPB-së, Liza Bendevska duke thënë se këto shifra paraqesin rritje prej 20 përqind për dallim nga periudha e njëjtë vitin e kaluar.

LEXO: Kumanovë, policia në kërkim të kosovarit të dyshuar për vrasje

LEXO: Kumanovë, vritet komandant Shqiponja

LEXO: Vritet me 5 plumba zyrtari i BDI-së në Strugë

LEXO: Vrasje dhe tentim për vrasje në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sociologët thonë se vrasja ndodh për disa shkaqe, ku sipas tyre në Maqedoni shkak kryesor është kriza politike dhe ekonomike në vend.

Sociologu Ali Pajaziti thotë për Portalb se vrasjet që po ndodhin mes shqiptarëve duhet të jenë refleksion i gjendjes së përgjithshme kaotike shoqërore, i lëkundjeve sociale, politike, i krizës së madhe në të cilën gjendet blloku politik shqiptar,

“Vrasjet që po ndodhin mes shqiptarëve duhet të jenë refleksion i gjendjes së përgjithshme kaotike shoqërore, i lëkundjeve sociale, politike, i krizës së madhe në të cilën gjendet blloku politik shqiptar. Një mezokohë kjo mjaft kur askush askujt më s’i beson, kur strumbullari i organizimit shoqëror është na një komë dhe njerëzit të ngarkuar nga barra e jetës, nga telashet ekonomike dhe të tjera kalojnë në një valë të sociopatisë, të reagimeve në trans, pa një pa dy, duke mos menduar në mënyrë të kulluar, duke i mbyllur sytë dhe duke kërkuar fajtorin vetëm të tjetri. Bëhet fjalë për një anomi që po kolektivizohet dhe po i kapërdin qarqet e ndryshme labile të shoqërisë, në veçanti shtresën më të ulët”, vlerëson Pajaziti.

Sociologia Aneta Iliovska sqaron për Portalb se dukuria e vrasjeve është shpeshtuar falë krizës politike dhe ekonomike.

“Së pari ka të bëjë ekonomika e dobët e cila është shkaktare edhe për humbjen e kontrollit, më pas vlerësoj se shteti nuk ka kontroll sa duhet mbi personat e dhunshëm, ku kishte raste që vrasësi disa herë është akuzuar si person i dhunshëm nga familjarët dhe policia sërish nuk ka ndërmarr masa dhe pasojat janë të tmerrshme. Gjithashtu nuk ka kontroll mbi mbajtjen e armëve gjë që shkakton edhe mundësine për vrasje”, tha Iliovska.

Ajo sqaron se nëse situata e rëndë politike dhe ekonomika vazhdon, nuk është për tu habitur nëse edhe numri i vrasjeve dhe i krimit të shtohet.

“Për shkak të politikës së keqe dhe krizës së madhe ekonomike, njerëzit tërhiqen nga shoqëria dhe kjo shkakton dëme psikologjike te ta dhe mentaliteti jonë nuk lejon që personat që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike t’i nënshtrohen të njejtës. Depresioni është një sëmundje mjaft delikate dhe serioze, e cila mund të qojë në vetëvrasje por edhe në vrasje të dikujt tjetër. Nëse situata në shtetin tonë vazhdon të jetë në krizë, nuk është për tu habitur nëse rritet edhe numri i dhunës së ushtruar dhe vrasjeve në vend”, shtoi Iliovska./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Copa i pasha me kete politik vitin tjeter me vazhdu mesiguri ISIS- at do vin 100% ateher nuk do shkruani si tash po vetem do lajmeroni sot eksplozim dhe te vrar nga 50 a 60

Back to top button