Arbon Musliu : Vëllain ma vran në menyrë të pabesë dhe qyqare

Arbon Musliu vëllai i Argëtim Asanit (Artan Musliut) i cili para disa ditëve u qëllua për vdekje në qytetin e Strugës në një reagim deri te ‘Strugalajm, përjashton cdo mundësi që vëllai i tij tashmë i vdekur të ketë qënë involvuar në vrasje apo vepra të tjera.

Ai përjashton mundësinë që i vëllai i tij Argëtim Asani i cili ushtronte postin zv/drejtorit të DHP-së të jetë vrar për hakmarrje pretendime këto  të cilat i klasifikon si tërësisht si të pavërteta .Unë si vëlla i Artanit e përjashtojë cdo mundësi që vëllai im të ketë pas borxh gjak dikujt, apo aq më shumë ta kenë vrar për hakmarrje!E vërteta do të dali në shesh,por viktima nuk ngjallet.

Ata që thanë se e vran për  hakmarrje le  të tregojnë  prej ku i kanë marr këto dezinformata,ose le t’i vërtetojnë.Vëllai im dilte lirshëm sepse si kishte hak kërkujt,këtë e din të gjithë struganët por e them për opinionin më të  gjërë.Dua shpjegim pse mu vra vëllai në menyrë të pabesë dhe qyqare’’përfundon ai.

Argëtim Asani u vra ditën e shtunë  nga një breshëri plumbash nga arma e drejtuar nga 23 vjecari A.K i cili sipas familjarëve të tij këtë vepër e kreu në shenjë hakmarrje./Strugalajm

Lajme të ngjashme

Back to top button