Izraeli dhe grusht shteti i Egjiptit, aleancë kundër Kudsit

Kreu i lëvizjes islame në Izrael, Sheikh Raed Salah, deklaroi se marrëdhëniet në mes të pushtuesve izraelit dhe udhëheqësve të grushtit të shtetit ushtarak në Egjipt kanë minuar përpjekjet për të ruajtur Kudsin (Jerusalemin).

Duke folur në emisionin “Pa kufij” të drejtuar nga Ahmed Mansur, Salah deklaroi se grusht shteti i Egjiptit rrënoi përpjekjet palestineze për të ruajtur pozitën e tyre në Kuds, transmeton mesazhi.

Salah dënoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet pushtimit izraelit dhe udhëheqësve të grushtit të shtetit ushtarak në Egjipt, duke thënë se pushtuesi izraelit i kërkoi ushtrisë për të kryer një grusht shteti kundër presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi.

Salah shtoi se pushtimi izraelit ka mbështetur autorët e grushtit të shtetit, sepse Izraeli ishte i vetëdijshëm për përkushtimin e Mursit për të mbrojtur Xhaminë Al- Aksa dhe Jerusalemin.

Salah, i cili i ka kushtuar tërë jetën e tij mbrojtjes së Jerusalemit, shpjegoi se grusht shteti kundër Mursit ishte një grusht shteti kundër Jeruzalemit dhe Xhamisë së Shenjtë të Al- Aksas. Ai shpjegoi se Egjipti në kohën e Mursit kishte ofruar mbështetje të pakufizuar për Al- Aksan dhe dha përpjekje maksimale për të ndaluar hebrejizimin e Jeruzalemit. Ai pohoi se Mursi e ka telefonuar shpesh për të marrë njoftimet më të fundit rreth situatës në Jeruzalem. Saleh tha se Mursi ishte duke përgatitur shumë projekte në mbështetje të xhamisë dhe qytetit të shenjtë.

Përveç kësaj, Mursi kishte ofruar mbështetje për përgatitjen e një brezi të predikuesve fetar të cilët do ta mobilizonin publikun në përkrahje të xhamisë dhe qytetit të Jerusalemit.

Lajme të ngjashme

Back to top button