Ademi prezanton të arriturat për mbrojtjen e ozonit në Bangkok

Ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi dhe udhëheqësi i Zyrës për mbrojtjen e shtresës së ozonit Marin Koçov, prej 21 e deri më 25 marrin pjesë në Mbledhjen e 25-të të anëtarëve të Protokollit të Montrealit për substanca që e varfërojnë shtresën e ozonit, që mbahet në Bangkok, Tajlandë.

Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor kumtoi se Ademi në mbledhjen ka theksuar se Republika e Maqedonisë ka arritur të realizojë eliminim të 99% nga substancat të cilat e varfërojnë shtresën e ozonit përmes implementimit të projekteve konkrete investuese, duke shtuar se Zyra për mbrojtjen e shtresës së ozonit i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit rajonal në këtë sferë.

Maqedonia është vendi i parë i cili e zhvilloi Planin për ballafaqim me HCFC bashkimet, i cili ka dalë nga modeli i dëshmuar për implementimin e Protokollit të Montrealit. Në dokument janë cekur drejtimet e qarta dhe koncize për veprim në drejtim të ballafaqimit me sfidat gjatë procedurës për elimimin e HCFC bashkimeve në tokë.

Një nga temat kryesore të seancave plenare në Bangkok ishin amandamentet  për përfshirjen e HCFC bashkimeve në kompetencë të Protokollit të Montrealit, të cilat morën përkrahje nga më shumë vende.

Republika e Maqedonisë para 10 viteve ishte iniciator për formim, e njëheri edhe nikoqir i mbledhjes themeluese të Rrjetiot rajonal për ozon për Evropn Lindore dhe Azinë Qendrore, i cili sot përfshin 12 vende në zhvillim nga Ballkani, Azia Qendrore dhe Rajoni i Kaukazit. Edhe këtë vit, Mbledhja, me të cilën shënohet 10-vjetori nga krijimi i Rrjetit për bashkëpunim mes vendeve nënshkruese të Protokolit të Montrealit, po ashtu u mbajt në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button