Rreth 60 mijë klikime për shqiptaren e “The Voice of Germany”

Albulena Krasniqi vajza e cila inspiroi jurinë profesionale të “The Voice of Germany”, përmes zërit të mrekullueshëm, ka arritur që brenda dy javësh të arrijë rreth 60 mijë klikime në kanalin ‘Youtube’.

Vajza shqiptare e cila u vlerësua të hyjë në garë për zërin më të mirë në Gjermani duket se tashmë ka arritur të hyjë tek shijet e publikut gjerman të cilët besohet se po e duan zërin e vajzës nga Kosova, e cila jeton në Gjermani, transmeton Tribuna.

Madje ajo ka arritur të rrëmbejë më shumë klikime se secili pjesëmarrës në këtë garë, deri më tash.

Lajme të ngjashme

Back to top button